Pas lotëve të Mirit për Selinën, e shoqja i dërgon mesazhin LIVE në shtëpi! Ja reagimi i tij

Spektakli i djeshëm i “Big Brother VIP Albania” solli në vëmendje një nga dinamikat më të diskutuara të shtëpisë: marrëdhënien mes Mirit dhe Selinës.

Kulmi i tensioneve arriti kur u transmetua një klip që tregonte Mirin të përlotur natën kur iu desh të ndahej nga Selina dhe të flinin në dhoma të ndryshme.

Kjo pamje ngjalli dyshime të forta mbi ndjenjat e tij, pavarësisht mohimeve të vazhdueshme.

Pas gjithë kësaj zhurme, një reagim i fuqishëm ka ardhur nga jashtë shtëpisë, pikërisht nga bashkëshortja e Mirit, Rabea.

Përmes rubrikës “Big Love”, ajo ka zgjedhur t’i dërgojë atij një mesazh të drejtpërdrejtë, duke treguar mbështetjen e saj dhe duke i mbyllur gojën zërave për një krizë në martesë.

Shpirti im, mos ki merak në çdo hap që ke bërë deri tani, jam me ty në anën tënde. Dashuria jonë është e shenjtë dhe e vërtetë. Vazhdo rrugën si luan që je, ti je fituesi im i zemrës. Të dua shumë,” – shkruhej në mesazhin emocionues të Rabeas, i cili u lexua me zë të lartë nga vetë Miri para të gjithë banorëve.

Reagimi i Mirit ishte i menjëhershëm. Ai dërgoi një puthje drejt kamerës dhe u përgjigj: “Të dua shumë Rabea! Ju Puth fort!”.

Ky mesazh vjen si një konfirmim i fortë nga bashkëshortja se ajo nuk i beson aludimeve për ndjenjat e Mirit ndaj Selinës, duke qëndruar krah tij në çdo hap të lojës.