“Nuk dua të…” – Zbulohet letra rrëqethëse e 25-vjeçares që i dha fund jetës pasi u dhunua nga ish-bashkëshorti

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vetëhelmimin e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT, ndërsa familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 ndaj ish-partnerit të saj, Eraldo Fizi.

Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia, është kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt. Po atë ditë ai ka takuar ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikolli, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre në qershor 2025, dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka kryer këqyrjen e trupit të pajetë të 25-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Gjatë ekzaminimit janë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah.

Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga Fizi.

Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.