Miri merr mesazhin e papritur në Big Brother VIP Albania (Video)

Platforma “Big Love” ka sjellë sërish emocione dhe mesazhe të forta për banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë ditës së sotme, teksa ata ishin mbledhur para ekranit të madh për të lexuar dedikimet nga publiku, një mesazh i veçantë ka tërhequr vëmendjen, këtë herë i adresuar për Mirin.

Mesazhi, i cili vinte nga grupi i tij i mbështetësve të quajtur “Team Miri”, i jepte atij kurajë pas debateve dhe akuzave të forta të ditëve të fundit.

Miri, të admirojmë për forcën dhe durimin që ke përballuar çdo akuzë dhe situatë. Je më i forti, vazhdo kështu dhe mos lejo askënd të të marrë nga vëmendja jote,” – shkruhej në dedikim.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte përfundimi i mesazhit. Pavarësisht zhurmës së madhe dhe reagimeve (përfshirë edhe ato jashtë shtëpisë), fansat nuk lanë pa përmendur raportin e tij me Selinën: “Ju duam shumë me Selinën pa u zënë.”

Pasi lexoi këtë mesazh mbështetjeje para të gjithëve, Miri u shfaq i qetë dhe mirënjohës, duke u përgjigjur shkurtimisht: “Faleminderit shumë!”

Ky mesazh tregon se, pavarësisht dinamikave të ashpra brenda shtëpisë, një pjesë e publikut vazhdon të mbështesë raportin e tyre.