Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është tronditur nga një tjetër situatë tepër e rëndë, e cila ka kaluar çdo limit të lojës duke përfshirë familjarët jashtë.
Këtë herë, protagonistë të një përplasjeje të ashpër verbale kanë qenë Mateo dhe Tani.
Tani, në një gjendje të dukshme të rënduar emocionale dhe fizike, ka mbledhur banorët e tjerë për t’u rrëfyer një deklaratë shokuese që sapo kishte dëgjuar nga Mateo.
Duke treguar se sa shumë e kishte prekur kjo situatë, Tani u shpreh para tyre: “Jam djersitur, po dridhem vërtet.” Më pas, ai zbuloi fjalët e rënda dhe mallkimin që Mateo i kishte drejtuar drejtpërdrejt, duke i përmendur bashkëshorten:
“Më tha: Ishalla po ta poshtërojnë gruan përjashta siç po ma poshtëron ti mua këtu brenda.”
Kjo deklaratë ka shkaktuar menjëherë indinjatë, pasi prekja e partnerëve apo familjarëve jashtë shtëpisë me terma të tillë konsiderohet një nga “vijat e kuqe” më të forta të formatit.
Mbetet për t’u parë se si do të reagojë shtëpia ndaj këtij komenti dhe nëse produksioni do të marrë masa për këtë fjalor kaq të rëndë.
