Ekrani i platformës “Big Love” ka rezervuar një surprizë shumë të veçantë për Rogertin gjatë ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Mesazhi i mbërritur për të nuk ishte nga një ndjekës i thjeshtë, por nga vetë ish-banorja e njohur, Ilnisa Agolli.
Përmes këtij mesazhi, Ilnisa i ka shprehur hapur vlerësimin e saj për natyrën e tij pa komplekse, duke e përgëzuar për lojën dhe duke gjetur ngjashmëri mes tyre.
“Rogert të kam ndjekur, më pëlqen mënyra si flet drejtpërdrejt aty dhe pa filtra. Është një komunikim që të prek nervin. Pak a shumë sikur të prek nervi i një dhëmballe të prishur. Vetëm duke u përballur me atë që na dhemb mund të çlirohemi nga kompleksi që kemi. Mbase kjo është arsyeja pse shumë njerëz bezdisen. Do isha kënaqur nëse do të kishim qenë në të njëjtin Big, por edhe kështu ne të dy ndërveprojmë,” – i ka shkruar Ilnisa.
Pasi e ka lexuar këtë dedikim para banorëve të tjerë, Rogerti është dukur mjaft i lumtur dhe i entuziazmuar nga vlerësimi. Ai nuk ka humbur kohë dhe i është drejtuar kamerave për t’i bërë një kërkesë të drejtpërdrejtë produksionit.
“Aman Vëllai i Madh, ma sillni këtu. Respekte Ilnisa Agolli,” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se do të dëshironte shumë ta kishte si aleate ose përballë në lojë.
