Një moment sa i pazakontë aq edhe komik ka ndodhur gjatë puntatës së sotme në emisionin e dashurisë “Përputhen”, duke shkaktuar të qeshura në studio dhe në rrjetet sociale.
Protagonisti i këtij incidenti ishte konkurrenti Aleksandro, i cili mori gjithë vëmendjen që në sekondat e para të shfaqjes së tij.
Në një tentativë për të bërë një hyrje ndryshe dhe të mbajtur mend, ai vendosi të futet në studio duke bërë një kapërdimje përpara.
Megjithatë, akrobacia nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar! Rënia e Aleksandros u duk paksa e rëndë, duke krijuar përshtypjen sikur u “thye në mes” në dyshemenë e programit.
Ky moment i papritur theu akullin menjëherë, duke shkaktuar të qeshura të forta nga të gjithë të pranishmit. Edhe pse incidenti u duk i dhimbshëm për një moment, situata kaloi me shumë sportivitet.
