Mateo kapi Brikenën prej fyti, pamjet shkojnë deri në Itali: “Gjëja më e keqe…”

Videoja virale ku Mateo shfaqet duke kapur prej fyti Brikenën në një tentativë për ta puthur me forcë, nuk ka shkaktuar indinjatë vetëm tek publiku shqiptar, por ka kaluar edhe kufijtë.

Së fundmi, një ndjekëse italiane e “Big Brother VIP Albania” ka reaguar ashpër përmes një videoje në TikTok, duke e cilësuar këtë veprim si mesazhin më të rrezikshëm që mund të transmetohet në një televizion kombëtar.

“Nga të gjitha gjërat që kam parë këto muaj në Big Brother Albania, kjo është më e keqja,” – shprehet ajo e revoltuar.

Italianja parashikon se Brikena mund ta minimizojë situatën në ditët në vijim për të shmangur sulmet nga publiku maskilist, por thekson fort thelbin e problemit:

Ajo që ulërijnë gratë nëpër sheshe është: Jo do të thotë jo! Por është shumë e shëmtuar të shohësh një burrë që të mban krahët në këtë mënyrë… Unë as mamasë sime nuk do ta lejoja të më puthte në këtë mënyrë!”

Në fund, ajo i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë moderatorit të formatit, Ledion Liços (të cilit i drejtohet si Edion), duke i kërkuar të mos mjaftohet vetëm me fjalë, por të veprojë.

Ledion, të lutem, nëse je vërtet feministi që thua se je, mos u mjaftoni vetëm duke e kritikuar si gjë, por merrni masa serioze sepse kjo pamje është e pashikueshme. Kjo vjen nga një injorancë… sepse nuk janë vetëm shqiptarët që mjerisht e romantizojnë këtë lloj gjëje. Ndaj, të lutem… mos më zhgënje,” – përfundon reagimi i saj i fortë.