Habit Alesio Alia: “Brikena kishte pëlqim për mua”/ Çfarë deklaroi për Mateon?

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Alesio Alia, ka bërë disa deklarata të forta pas largimit të tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ai u largua vetëm pak ditë më parë me vetë-dëshirë nga formati, ndërsa së fundmi ishte i ftuar në një intervistë në Top News me moderatoren Fiori Dardha, ku foli për eksperiencën e tij brenda reality show-t.

Gjatë bisedës, Alesio bëri një deklaratë që ka tërhequr vëmendje për konkurrenten Brikena Selmani.
“Brikena kishte pëlqim për mua,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se nga ana e saj mund të ketë pasur një interes më shumë sesa thjesht miqësi.

Po ashtu, Alesio la të nënkuptohet se Brikena nuk ka ndonjë pëlqim të veçantë për banorin tjetër të shtëpisë, Mateo Borri, pavarësisht dinamikave që janë komentuar gjatë qëndrimit të tyre në BBVA.

Nga ana tjetër, ish-banori zbuloi se jashtë shtëpisë po shijon një lidhje dashurie dhe se kjo është një nga arsyet pse po qëndron aktualisht në Shqipëri.

Megjithatë, ai u shpreh se është i kënaqur me eksperiencën që pati në Big Brother VIP Albania dhe se nuk është penduar për asgjë nga rrugëtimi i tij në këtë format.