“Ferma VIP 3” po përgatitet të rikthehet në ekran me një pamje dhe strukturë tërësisht të rinovuar.
Ashtu siç është paralajmëruar nga promoja e fundit, ky sezon nuk do të ngjajë me dy të parët, duke filluar që nga rikthimi i Arbana Osmanit në moderim dhe deri te detajet e formatit që i ngjajnë një “fshati” mesjetar.
Por ndryshimet nuk ndalen me kaq. Produksioni ka vendosur të ndryshojë edhe identitetin vizual të spektaklit, duke prezantuar një logo të re.
Siç shihet në foton e publikuar, logoja e re (në pjesën e sipërme) vjen me një dizajn më modern dhe të thjeshtëzuar, me linja të pastra dhe një sfond të ndriçuar që i jep një ndjesi më të sofistikuar.

Kjo logo është një shkëputje e qartë nga dizajnet e mëparshme, të cilat karakterizoheshin nga përdorimi i elementeve më tradicionale si patkoi i kalit, apo shkronjat e rënda metalike/druri.
Me këtë ndryshim total të identitetit, duket se ky edicion i “Fermës VIP” premton një nivel të ri të televizionit reality në Shqipëri.
