Ish-banori i “Big Brother VIP 1”, DJ Dagz, ka nxitur një debat të gjerë në rrjet pas një deklarate të fortë të bërë së fundmi, teksa ishte i ftuar në emisionin “Andale”.
I pyetur për mendimin e tij rreth formatit, ai theksoi se i vetmi sezon që vlerëson është i pari, ku ishte vetë pjesëmarrës.
“Nuk është se nuk e dua si format, por sinqerisht unë e dua formatin e Big-ut siç ka qenë te 1-shi. Se formati i Big-ut me 2, 3, 4, 5 nuk ka të bëjë fare, zero,” – u shpreh Dagz, duke theksuar me bindje se nuk do të rikthehej “asnjëherë” në atë shtëpi.
View this post on Instagram
Ky qëndrim solli një lumë komentesh negative nga ndjekësit, të cilët e kritikuan me argumente si “të gjithë kështu thonë për Big-un e vet” apo “BBV2 ishte më i miri”.
Këtu ka hyrë në lojë Einxhel Shkira, e cila i ka dalë në mbrojtje të hapur partnerit të saj, duke u përplasur drejtpërdrejt me komentuesit.
“Pyetet Dagz për të dhënë mendimin e vet! Njerëzit në komente: Po kështu mendon ti se ne mendojmë ndryshe! Lol, po atë ka pyetur pra. Kur t’ju pyesin juve përgjigjuni,” – shkroi fillimisht Einxhel.

Situata ka agravuar në replika të forta kur një ndjekës e ironizoi Dagzin si një lojtar të dobët që nuk duhet marrë parasysh. “Po kujt i intereson këtu çfarë merr ti parasysh! Kur të bësh ti intervista, fto dikë që e merr parasysh dhe pyete! Shumë e thjeshtë zgjidhja,” – ia ktheu Einxhel.
Pasi ndjekësi vazhdoi ironinë duke thënë se po të bënte emision do ftonte njerëz që e kuptojnë lojën dhe jo Dagzin, Einxhel e mbylli debatin me një dozë të lartë sarkazme: “Ahh çfarë fatkeqësie, se me siguri do të kishte ardh”.
