Deklarata e fortë: A do ndahej Miri nga bashkëshortja nëse Selin do i jepte një shans?

Sjellja e Mirit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” dhe afërsia e tij e madhe me Selinën vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara jashtë, sidomos për shkak të statusit të tij si një burrë i martuar.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka, ish-banorja Olta Sheta ka bërë një analizë të ashpër dhe të drejtpërdrejtë të kësaj situate.

E pyetur brutalisht nëse Miri do ta kishte lënë gruan nëse Selin do t’i jepte një shans për diçka më shumë, Olta ishte e prerë. “Të tregohem e sinqertë? Me Mirin që shoh, 100 për qind… Po, patjetër,” – u shpreh ajo.

Olta ka hedhur poshtë edhe aludimet se bashkëshortja e Mirit e toleron këtë afërsitet në shtrat thjesht sepse është gjermane dhe ka mentalitet “liberal”. Përkundrazi, ajo ngriti dyshime të forta se martesa e tyre në fakt mund të ketë përfunduar me kohë.

Nuk mendoj që gjermanët janë aq liberalë, përkundrazi janë striktë… Në momentin që ka mbaruar ajo lidhje, pasioni, atëherë mund të jesh tolerante që të bëjë çfarë të dojë. Kur nuk ka ndjenjë, ka tolerancë,” – theksoi Olta.

Sipas saj, nëse Miri bën veprime të tilla i pashqetësuar, arsyeja e vetme që e mban atë raport është respekti i prindërimit.

Thjesht për hir të vajzës, e kupton? Jo gjermane të jetë ajo, po të sillen nga çdo vend i botës, njerëz janë dhe ata. Kur ka ndjenjë, tolerancë do ketë, por jo deri në atë pikë të flejë me vajzën e huaj për hir të lojës. Ato lekë nuk më duhen fare,” – përfundoi ajo.