Ish-konkurrentja e njohur e programit të dashurisë “Përputhen”, Alvisa Qarri, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë lajmin më të bukur të jetës së saj: ajo është në pritje të ëmbël.
Alvisa ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe moderne për ta dhënë këtë njoftim.
Në një foto të publikuar, ajo shfaqet në makinë krah partnerit të saj, ku të dy mbajnë kapele të personalizuara. Kapelja e partnerit mban mbishkrimin “DAD” (Babi), ndërsa e Alvisës “MOM” (Mami).
Për të vulosur lajmin, Alvisa mban në dorë telefonin ku shfaqet qartë ekoja e bebes, duke konfirmuar se familja e tyre po zgjerohet.
Ky postim ka sjellë menjëherë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët janë gëzuar për këtë kapitull të ri në jetën e saj.
