Një diskutim i drejtpërdrejtë dhe pa doreza ka ndodhur mes Selinës dhe Mirit, ku tema kryesore ka qenë deshifrimi i sinjaleve të pëlqimit dhe akuzat për ndjenja të fshehta.
Selin e ka sfiduar hapur Mirin, duke e cilësuar si “njohës të mirë të femrave”, dhe e ka pyetur se si e dallon ai kur një vajzë ka ndjenja për të.
Përgjigja e Mirit ishte: “Nuk e dalloj dot.” Kur Selin e pyeti se përse atëherë ngre aludime (akuza) ndaj saj, Miri u justifikua duke thënë se nuk ishte akuzë, por thjesht një pyetje reciproke, të njëjtën që ajo i kishte bërë atij.
Pjesë nga diskutimi:
Selin: Pyetja ime është: Ti, njohës i mirë i femrave, si e dallon ti një vajzë që ka ndjenja për ty? Ma thuaj pak!
Miri: Nuk e dalloj dot.
Selin: Po si akuzon ti një vajzë se ka ndjenja për ty?
Miri: Nuk të akuzova. Jo. Unë të kam pyetur, të kam thënë “vajzë e dashur, siç më ke pyetur ti, ta bëj edhe unë pyetjen, se e njëjta gjë është”. Ti si e dallon me eksperiencën tënde që një mashkull ka ndjenja për ty?
Selin: Ta kthej unë përgjigjen: Unë nuk e kam ndjerë. Dhe unë kam thënë: Instinkti im femëror nuk gabon. E kam instinktin tim shumë të lartë dhe unë nuk e ndjej që Miri përballë meje mund të ketë ndjenja. Nuk më ka ngacmuar ndonjëherë seksualisht. Nuk kam qenë ndonjëherë e intimiduar nga veprimet e tij, e kam thënë.
