Arbër Hajdari flet për opinionisten Monika Kryemadhi: “Nuk e kam pritur që…”

Kimia mes dy opinionistëve të këtij edicioni po bie gjithnjë e më shumë në sy.

I pyetur nga gazetari Bledi Mane lidhur me transformimin e dukshëm të Monika Kryemadhit – e cila shfaqet larg profilit të ashpër politik dhe akuzave partiake, duke ardhur më “qytetare” dhe e qeshur – Arbër Hajdari ka dhënë një përgjigje surprizuese.

Arbri ka pranuar se edhe për të, ky version i Monikës ishte i papritur.

Është e vërtetë kjo që the. Edhe në fakt as unë nuk e kam pritur që të ishte në këtë mënyrë,” – u shpreh ai, duke konfirmuar se paragjykimet e fillimit kanë rënë.

Sipas Arbrit, çelësi i këtij ndryshimi qëndron te natyra e saj e vërtetë, të cilën ai ka pasur mundësi ta njohë në prapaskenë.

Mua Monika më është dukur shumë njerëzore. Ne aty kemi kohë edhe jashtë kamerave të rrimë me njëri-tjetrin, të flasim, të diskutojmë, edhe më pëlqen që Monika është treguar jo vetëm njerëzore, por edhe pa komplekse,” – tha Arbri.

Në fund, ai ia dedikoi këtë ndryshim pozitiv jo vetëm vetes, por të gjithë atmosferës së formatit.

Energjia nuk është vetëm e imja, por e gjithë grupit që drejton BBVIP i ka dhënë energji pozitive dhe ajo ka gjetur veten,” – përfundoi ai.