Klipe që editohen sipas qejfit/ Familja e Selin akuzon produksionin dhe poston videon e vërtetë

Një polemikë e fortë ka shpërthyer pas spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP”, ku në qendër të akuzave për manipulim është vetë produksioni.

Gjatë Prime-t, u transmetua një klip i edituar që sugjeronte se Selin, menjëherë pas puthjes së martesës me Gimbon, kërkoi me sy reagimin e Mirit, duke tentuar të nxisë narrativën se është ajo që ka interes për të.

Në atë klip, dukej sikur shikimi i Selinës shkonte drejt Mirit, i cili më pas uli kokën. Por, e vërteta duket se është krejt ndryshe dhe është zbuluar sot nga familja e banores.

Ata kanë publikuar videon e plotë dhe të paedituar të atij momenti, ku shihet qartë se Selin nuk po shikonte Mirin, por po i drejtohej orkestrës dhe këngëtares për t’i duartrokitur dhe përshëndetur.

Reagimi i familjes ka qenë i drejtpërdrejtë, duke hedhur akuza të forta mbi vërtetësinë e materialeve që shfaqen në ekran.

Klipe që editohen dhe përdoren sipas dëshirës. Falenderoj shumë supportuesit e Selin që janë gjithmonë të gatshëm për të,” – shkruhej në reagimin e tyre, duke lënë të kuptohet se produksioni po përpiqet të krijojë një histori inekzistente përmes montazhit.