“Trupin e ka shumë të mirë”/ Miri dhe Rogerti flasin per Selin: “Ka një helm të paparë”

Një diskutim mes Rogertit dhe Mirit në oborrin e shtëpisë është fokusuar te banorja Selin, e cila ndodhej përballë tyre.

Biseda ka nisur me komente mbi fizikun e saj, për të përfunduar në akuza të forta për karakterin.

Fillimisht, Rogerti ka bërë një krahasim ironik, duke u shprehur: “Si karkalec arave… është tipike”.

Por Miri e ka kundërshtuar menjëherë këtë përshkrim, duke vlerësuar fizikun e saj. “Jo mo, se trupin e ka shumë të mirë. Është balerinë o burrë,” – i tha ai Rogertit.

Pas këtij momenti, biseda ka marrë rrjedhë tjetër, ku Rogerti ka shpërthyer në akuza të rënda, duke e quajtur Selinën “shtrigë”.

Del shtriga… Ça helmi ka! Ka helm të papam,” – u shpreh ai me tone të ashpra.

Arsyeja e këtij mllefi, sipas Rogertit, lidhet me mosmirënjohjen.

“Mosmirënjohje ndaj një respekti, ndaj një familjari tënd, është gjëja më e keqe që mund të bësh për çdo lloj miku,” – shpjegoi ai.

Ndërsa Miri, i cili u duk i habitur duke pyetur se ku e ka bërë ajo këtë, kujtoi se “dy ditët e para ka qenë në rregull me të”.