Motra e Besit ‘bekon’ lidhjen e re, por a ishte ky një thumb për Xhensilën? (FOTO)

Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, aktori Bes Kallaku ka nisur një kapitull të ri krah partneres së tij të re, dhe duket se familja është plotësisht në krah të tij, duke zyrtarizuar mbështetjen publikisht.

Vëmendjen maksimale e ka rrëmbyer komenti i motrës së tij, Ana Kallaku, në postimin e çiftit.

Ajo ka lënë një mesazh që në rrjet po interpretohet jo vetëm si bekim për vëllain, por edhe si një mesazh me “kod” thumbues ndaj ish-kunatës, Xhensilës.

“…besimi, shpresa dhe dashuria, por me e madhja nga te gjitha eshte DASHURIA!” – ka shkruar Ana, duke e shoqëruar me zemra të kuqe.

Ky citim i vendosur në këtë kontekst specifik, po lexohet si një deklaratë e fortë. Duke theksuar me germa kapitale se “DASHURIA” është më e madhja nga të gjitha, duket se Ana po nënkupton se kjo që Besi po jeton tani është ndjenja e vërtetë dhe absolute, duke bërë kështu një krahasim të heshtur por të qartë me martesën e dështuar me këngëtaren.

Screenshot

Duket se për familjen Kallaku, e shkuara është lënë pas dhe prioriteti është lumturia aktuale e Besit.