Një lojë fjalësh e përdorur nga banorja Selin Bollati gjatë një debati të nxehtë në “Big Brother VIP”, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të pjesëtarit tjetër të grupit legjendar “West Side Family”, Landi Hysit.
Gjithçka nisi kur Rogerti u përpoq t’i tregonte vendin Selinës duke i thënë: “Ky është Zoti për ty në lojë, Miri i West Side Family”.
Selin ia ktheu flakë për flakë me ironi: “Miri Ordiner Family”, duke sqaruar më pas se e kishte fjalën për “familjen” e tij brenda lojës (aleancën me Rogertin dhe Artanin) dhe jo grupin muzikor.
Megjithatë, kjo etiketë nuk është kapërdirë lehtë jashtë shtëpisë. Landi Hysi ka publikuar momentin në Instagram duke bërë një deklaratë të fortë në mbrojtje të kolegut dhe mikut të tij.
“Deri ku mund të shkohet për lojë? Jashtë apo brenda Miri është Miri, pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e West Side Family,” – ka shkruar Landi.
Ai e ka mbyllur reagimin duke theksuar integritetin e grupit ndaj çdo lloj loje realitet: “Kudo dhe gjithmonë kemi pasur vetëm një standard”.

