“30 vjeçe dhe ende e virgjër”, me këtë fjali të thjeshtë, këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa Nikaj ndezi një debat të madh në rrjetet sociale.
Videoja e publikuar nga Enisa për ditëlindjen e saj të 30-të, u bë qendër e debatit në TikTok.
”Sapo mbusha 30 vjeçe që do të thotë se kam qenë beqare dhe e virgjër për 3 dekada, por gjithashtu kam punën e ëndrrave të mia, një familje mbështetëse, miq të mirë, qetësi mendore dhe këtë vit do të publikoj edhe albumin tim të parë”, shprehet ajo.
