Pas daljes nga BBVIP, kriset marrëdhënia midis Keijsit dhe Inës

Duket se gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për një nga çiftet e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Keijsi dhe Ina, të cilët nisën historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre jashtë.

Vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr një detaj i rëndësishëm në rrjetet sociale. Është vënë re se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në listën e miqve në Instagram.

Ky veprim ka ngritur menjëherë dyshimet se çka po ndodh mes dyshes, veprim ky që vjen si rrufe në qiell të hapur, pasi nuk nuk munguan postimet e përbashkëta mes dyshes ditët dhe orët e fundit.

Mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një debat i momentit apo fundi i historisë së tyre të dashurisë.