Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP 5”, e cila duhej të ishte kurorëzimi romantik i dashurisë mes Selinit dhe Gimbos, është shoqëruar me një incident të rëndë që ka shokuar banorët dhe publikun.
Ndërsa çifti po shijonte momentin e tyre duke i thënë “PO” njëri-tjetrit nën celebrimin e Mateos, Rogerti ka vendosur të bëjë “zhurmuesin” duke kaluar çdo limit.
Pas akuzave të vazhdueshme verbale, ai ka kaluar në veprime fizike duke shkatërruar atmosferën festive.
Në një moment tensioni, Rogerti ka kapur tortën e dasmës dhe e ka hedhur atë dhunshëm në tokë, duke e shkatërruar.
Nuk është mjaftuar me kaq, pasi ai është parë duke prishur edhe lulet e dekorit, në një tentativë të qartë për të sabotuar ceremoninë.
Megjithatë, pavarësisht kaosit të krijuar dhe skenës së shëmtuar me tortën përtokë, Selin dhe Gimbo zgjodhën ta injoronin këtë veprim.
Ata vazhduan me betimet e tyre emocionuese, ku Selin u shpreh se “edhe pse të gjithë e lexuan si injorim, për mua ishte premtimi i heshtur më i bukur”, duke iu referuar injorimit të negativitetit.
