Dasma e mbrëmshme mes Gimbos dhe Selinës nuk ka mbetur vetëm një ceremoni në kuadër të lojës, por ka vijuar me nota romantike edhe mëngjesin e sotëm.
Gimbo është kujdesur ta nisë ditën e “bashkëshortes” së tij me një dedikim të veçantë me shkrim dore, duke treguar anën e tij më të ndjeshme.
Në letrën e lënë për të, e cila ka tërhequr vëmendjen e kamerave, ai i drejtohet asaj me termin përkëdhelës “grua” në anglisht.
“Morning wify. Sot po ndihem tepër mirë. Shpresoj që dhe ti po ndihesh on. Je ndjenja ma e mirë e jemja,” – janë fjalët e shkruara në letër nga Gimbo.

Ky gjest tregon se Gimbo po e shijon maksimalisht statusin e ri dhe afërsia mes tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë.
