Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension.
Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre përpara syve të të gjithëve, por ceremonia u ndërpre papritur nga Rogert Sterkaj, i cili hyri në skenë me akuza të forta ndaj Selinës.
“Meqenëse ne kemi kaluar disa ditë shumë të paqarta, ne menduam se filluam një start të këndshëm. Ju në të vërtetë nuk i keni ndarë ndjenjat me lojën. Ju keni shkruar këtu me shumë urrejtje shporru Rogert se nuk të duam në dasmë”, tha ai, duke treguar pakënaqësinë e tij për dinamiken mes banorëve.
Tutje, Rogert u drejtua tek Selin Bollati me një paralajmërim të fortë: “E dashur Selin sot përkrah teje është një Ken Barbie e vërtetë. Loja jote po ecën në kurriz të tjerëve o Selin, mos harro se ke filluar me Mirin ke vazhduar me Gretën dhe në fund me DJ Gimbon. E këshilloj të zgjohet nga një dashuri false”.
Megjithatë, përpjekjet për të prishur atmosferën nuk mundën ta ndalin çiftin. Pas ndërhyrjes, ceremonia vazhdoi dhe DJ Gimbo me Selin Bollatin shkëmbyen premtimet e tyre përpara banorëve dhe publikut.
Momenti mbetet një nga më të komentuarit në edicionin aktual, ndërsa publiku po pret me padurim për të parë nëse do të ketë pengesa të tjera ose konflikte të reja që mund të ndikojnë në martesën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
