Misteri i prishjes së miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe grupit të saj të ngushtë – Argjira Spanca, Graciano Tagani dhe Fjoralba Ponari – është zbardhur përfundimisht.
Moderatorja ka folur për herë të parë hapur në programin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, duke treguar arsyen që e çoi drejt atij vendimi.
Einxhel ka rrëfyer se krisja ndodhi në një moment shumë të vështirë për të, kur pësoi aksidentin dhe theu këmbën, një ngjarje që u pasqyrua me nota tragjike në media. Ajo priste mbështetje nga miqtë e saj më të mirë, por ata nuk iu gjendën pranë.
“Ndoshta dhe unë duhet të kuptoj që njerëzit jo gjithmonë do jenë për mua dhe pranë meje kur unë kam nevojë,” – u shpreh ajo me zhgënjim.
Einxhel theksoi se lajmet e bënë situatën të dukej sikur jeta e saj ishte në rrezik, ndaj pritshmëria për reagimin e tyre ishte e lartë.
“Atë ditë dolën lajmet sikur jam në aksident tragjik, sikur mund të vdes… Kur i do shumë dhe kur pret shumë nga njerëzit, ndodh që dhe zhgënjehesh,” – tha ajo.
Moderatorja pranoi se veprimi për t’i hequr nga Instagrami mund të ketë qenë impulsiv, por i sinqertë për ndjenjat e saj në atë moment.
“Ndoshta është një veprim që unë e kam bërë në nxehje, në thyerje e sipër, por nuk doja të shtiresha tek njerëzit sikur çdo gjë është mirë, kur brenda meje diçka thyhet,” – përfundoi Einxhel, duke sqaruar se nuk mund të mbante një fasadë miqësie kur ndihej e braktisur.
