Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë nga reality show-t moderatoren Arbana Osmani, por dhe për emrat që do të bëhen pjesë e kastit të këtij viti.

Pas emrave zyrtare që kanë qarkulluar që nga këngëtarja Jonida Maliqi e deri tek shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe aktori Romir Zalla, dy emra të tjerë të tjerë të artit janë zbuluar tashmë.

Sipas Prive by Liberta Spahiu bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Ermiona Lekbello të cilën e kemi parë dhe pjesë të një tjetër reality show si Big Brother.

Thuhet se produksioni po bën përpjekje maksimale për ta sjellë nga luksi i Beverly Hills në sfidat e fermës. Edhe pse marrëveshja nuk është finalizuar ende, thuhet se janë plotësuar disa kushte që Ermiona të kthehet si një nga protagonistet kryesore të vitit 2026.

Emri i dytë i cili thuhet së shumë shpejt do ta shohim në rolin e fermerit është reperi nga Kosova, Fero.

Pjesëmarrja e tij pritet me shumë kureshtje, sidomos pasi nisja e spektaklit më 20 mars përkon me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, një moment të veçantë për reperin i cili thuhet se momentalisht ndodhet në Dubai pas postimeve në rrjete sociale.

Të gjithë do të zbulojnë në mbrëmjen e 20 marsit nëse ky kast do të konfirmohet në tërësi dhe si do të nisë sfida e sezonit të tretë të “Ferma VIP”.