Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat nuk duket se kanë fund me kaq.
Zërat e fundit në korridoret e medias rozë po flasin për një rikthim të mundshëm dhe të bujshëm të moderatores dhe ish-banores së spikatur të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira.
Ajo përflitet se mund të jetë e përzgjedhura për t’u ulur në karrigen e rëndësishme të opinionistes në këtë edicion të ri.
Einxhel njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, argumentuese dhe pa filtra, cilësi që e bëjnë atë një kandidate potenciale për këtë rol.
Megjithatë, duhet theksuar se deri më tani asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht as nga produksioni dhe as nga vetë moderatorja.
Mbetet për t’u parë nëse ky thashethem do të konkretizohet në ditët në vijim.
