Rogerti nuk i ndal sulmet pas largimit të shkurtër nga BBVA, i drejtohet Selinës: “Ti do…”

Pa kaluar ende 24 orë nga momenti kur kërkoi falje për ofendimet e rënda, Rogerti është rikthyer sërish në “sulm” ndaj Selinës, duke trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë ditës së sotme, debati mes tyre është rindezur ashpër, ku Rogerti ka lëshuar akuza të forta për interesa materiale ndaj banores.

“Ti do vetëm çuna me lekë, burrë me lekë. Gimbon e mban vetëm për lojë,” – i është drejtuar ai Selinës, duke e akuzuar drejtpërdrejt se afrimiteti i saj me Gimbon është thjesht strategji dhe jo ndjenjë e vërtetë.

Ky shpërthim vjen vetëm pak kohë pas rikthimit të tij të bujshëm në shtëpi të martën, ku pas një “xhiroje” në studio për t’u sqaruar me opinionistët, ai u fut sërish në lojë.

Duket se kritikat e marra për gjuhën e përdorur nuk kanë ndikuar në strategjinë e tij, pasi Rogerti po vazhdon me të njëjtin intensitet konfrontues, duke u konfirmuar si figura më polemike e këtij edicioni.