Zhigolo dhe pervers/ Vëllai i Mirit i përgjigjet akuzave të babait të Selinës

Vëllai i Mirit ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë në “Big Brother Fan Club” lidhur me rrugëtimin e vëllait të tij dhe polemikat e fundit.

I pyetur specifikisht rreth deklaratës së rëndë të babait të Selinës, i cili i kishte cilësuar veprimet e Mirit ndaj vajzës së tij si “perverse”, vëllai i tij ka zgjedhur të përgjigjet duke i hedhur poshtë këto etiketime me qetësi.

Për asnjë familjar nuk është e hijshme që të flitet keq për fëmijën e tij” – u shpreh ai, duke sqaruar se familja nuk i merr për bazë këto deklarata pasi janë të bindur që nuk janë të vërteta.

Ai theksoi se ata e njohin Mirin shumë herë më mirë sesa çfarë shfaqet në ekran dhe se veprimet brenda shtëpisë duhen parë në kontekstin e lojës.

Ne jemi shumë të qetë… Shumë gjëra janë kontekst i lojës, për të krijuar një strategji, për të krijuar një dinamikë,” – deklaroi ai, duke mbrojtur lojën e të vëllait.

Gjithashtu, ai kritikoi një pjesë të publikut që nxiton të gjykojë karakterin e një personi dhe të vendosë epitete bazuar vetëm në format, pa e njohur atë në jetën reale.