Ndodh e papritura mes dy opinionisteve të BBVK pas përfundimit të spektaklit!

Përfundimi i “Big Brother VIP Kosova 4” ka nxjerrë në pah një krisje të marrëdhënies mes dy opinionisteve të formatit, Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi.

Edhe pse dyshja e nisi sezonin duke u shfaqur mjaft të afërta në prapaskenë, finalja e së premtes ka zbuluar fundin e miqësisë së tyre virtuale.

Ditën e finales, u vu re se Leonora Jakupi e kishte hequr aktoren nga lista e personave që ndiqte në Instagram, ndërsa Olta ende figuronte si ndjekëse e saj.

Megjithatë, pas mbylljes së spektaklit, Gixhari ka reaguar duke vepruar njësoj dhe duke e hequr këngëtaren nga Instagrami.

Tashmë, dy ish-koleget e panelit nuk ndiqen më me njëra-tjetrën, duke konfirmuar ftohjen e raportit që u mbajt hermetik gjatë transmetimeve.

Kjo situatë rikthen në vëmendje dinamikat e Oltës si opinioniste, duke kujtuar se edhe në edicionin e kaluar pati fërkime të forta me kolegun e saj të atëhershëm, Milaim Zeka.