Lufta jashtë shtëpisë/ Motra e Mateos dhe bashkëshortja e Mirit përplasen virtualisht për fitoren e BBV

Ndërsa gara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” po bëhet gjithnjë e më e ashpër, një “front” i ri lufte është hapur në rrjetet sociale mes familjarëve të banorëve.

Motra e Mateo Borrit dhe bashkëshortja e Mirit janë përfshirë në një shkëmbim të ashpër komentesh lidhur me ecurinë e lojës dhe pretendimet për fitoren e çmimit të madh.

Gjithçka nisi nga një koment i bashkëshortes së Mirit, e cila i është drejtuar ndjekësve të Mateos me tone skeptike.

O fansat e Mateos edhe ju do kuptoni shumë shpejt që as Mateo s’ka për ta fituar Big-un. Kishit kuptuar që sot”, – ka shkruar ajo, duke vënë në dyshim mbështetjen e publikut për banorin.

Reagimi i motrës së Mateos, Kejsit, nuk ka vonuar, duke i dalë në mbrojtje të vëllait me një mesazh plot krenari.

Mateo e fiton ose jo, rëndësi ka që ka fituar zemrat dhe respektin e publikut ndryshe nga disa… Me respekte MOTRA E NJE DHE I VETMI MATEO BORRI”, – ka replikuar ajo, duke thumbuar kështu lojën e Mirit.

Kjo përplasje tregon se tensionet e shtëpisë janë transmetuar tashmë edhe te familjarët, të cilët nuk po kursejnë asnjë mjet për të mbrojtur të dashurit e tyre në këtë fazë vendimtare të lojës.