Një incident i paprecedentë ka ndodhur mes dy banorëve, Rogertit dhe Malit, të cilët kanë thyer një nga rregullat më strikte të formatit “Big Brother VIP”.
Pas një debati në korridor, situata është nxehur kur Rogerti ka sfiduar Malin duke i thënë: “Hajde pra bëje… hajde futu”. Ai ka hapur derën e tualetit dhe e ka nxitur Malin që të hyjë brenda.
Pasi Mali është futur, ka mbyllur derën, duke qëndruar të dy në hapësirën e vetme të shtëpisë ku nuk ka kamera vëzhguese.
Pas disa sekondash tensioni brenda, ata kanë dalë sërish duke vazhduar debatin me zë të lartë, ku Rogerti dëgjohet t’i thotë: “Pse s’rri? Rri pra”.
Sipas rregullores së “Big Brother”, hyrja e dy banorëve njëkohësisht në tualet është kategorikisht e ndaluar dhe ndëshkohet automatikisht me nominim kokë më kokë mes personave të përfshirë.
Tashmë banorët dhe publiku janë në pritje të zarfit nga Vëllai i Madh për të zyrtarizuar këtë ndëshkim.
