Një situatë e tensionuar dhe delikate është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku protagonistë kanë qenë Rogerti dhe Stenaldo.
Debati ka nisur në korridor, ku Rogerti ka shfaqur padurim dhe agresivitet ndaj banorit tjetër.
Rogerti ka tentuar të kalojë në një hapësirë të ngushtë ku po qëndronte Stenaldo.
I revoltuar që rruga ishte e zënë, ai është dëgjuar të paralajmërojë me ton të ashpër: “Do me fillu me shty njerëz? A po hapesh pra se du me dal? Hapuni se du me dal”.
Në momentin që hapësira nuk është liruar menjëherë, Rogerti ka kaluar në veprime konkrete, duke e prekur dhe shtyrë fizikisht Stenaldon për të çarë rrugën me forcë.
Ky gjest ka marrë vëmendje të shtuar dhe është cilësuar si i rëndë, duke pasur parasysh faktin se Stenaldo është i verbër dhe e ka të pamundur të shohë veprimet e menjëhershme apo të reagojë ndaj hapësirës si banorët e tjerë.
Menjëherë pas këtij kontakti fizik, situata është përshkallëzuar. Mali ka ndërhyrë duke i dalë në mbrojtje Stenaldos dhe duke iu drejtuar Rogertit me zë të lartë: “Ej, mos shty me dorë! Mos shty me dorë!”.
