Veprimi aspak i sjellshëm i Ludo Lee pasi u rendit i treti në finalen e BBV Kosova

Finalja e “Big Brother VIP Kosova” është shoqëruar me një incident në momentin e shpalljes së vendit të tretë.

Pasi moderatorët kanë lexuar emrin e Ludo Lee si banori që mbyll garën në këtë pozicion, reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm dhe ka tërhequr vëmendjen për mungesë sportiviteti.

Në momentin e shpalljes së rezultatit, Ludo ka shfaqur hapur pakënaqësinë, duke bërë gjeste nervozizmi dhe duke u larguar menjëherë nga rrethi i finalistëve pa i takuar ata.

Ai është parë duke e lëshuar skenën me shpejtësi dhe duke hequr pajisjet e audios, ndërkohë që moderatori u dëgjua ta paralajmëronte: “Kujdes nga skena”.

Ky moment është komentuar gjerësisht në rrjet, ku ndjekësit e kanë cilësuar sjelljen e tij si “arrogante” dhe të papërshtatshme për një natë finale.