“Kur kthehesh në ikonë…”/ Luana Vjollca reagon pas skenës së trëndafilave në filmin e Luizit dhe Kiarës

Luana Vjollca ka reaguar lidhur me komentet se një skenë në filmin “Loja e fundit”, me protagonistë Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, ishte një satirë ndaj saj.

Skena me trëndafila në film është komentuar në rrjet si një referencë e drejtpërdrejtë për surprizat që moderatorja ka marrë së fundmi, ku hyrja e banesës së saj u mbulua dy herë me lule.

E pyetur në emisionin “Goca dhe Gra” lidhur me këto zëra, Luana zgjodhi të përgjigjet shkurt:

“Kur kthehesh në ikonë, bëhesh edhe referencë”.