Alba Pollozhani “thyen” rekordin në finalen e BBVK/ Shfaqet me fustanin 25 mijë eurosh!

Finalja e madhe e “Big Brother VIP Kosova” nuk ishte vetëm një natë emocionesh për fitoren e Londrimit, por edhe një sfilatë e vërtetë mode, ku vëmendjen kryesore e vodhi ish-banorja Alba Pollozhani.

Alba, e cila u rikthye në natën finale si e ftuar, la të gjithë pa fjalë me pamjen e saj, e veshur me një fustan të zi nga marka prestigjioze Balmain.

Sipas burimeve për “vipstory.alb”, ky fustan luksoz kap vlerën e jashtëzakonshme prej 25,000 eurosh.

Me një prerje që theksonte linjat dhe një dizajn që ndërthurte klasin me guximin, Alba tregoi edhe një herë se stili i saj mbetet i një niveli botëror.

Screenshot

Screenshot

Gjatë bisedës me moderatorët, ajo u shpreh e emocionuar për rikthimin në skenë dhe falënderoi publikun për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë që nga dita e parë e deri pas daljes nga shtëpia.

Edhe pse nuk arriti në finale si konkurrente, Alba Pollozhani padyshim “fitoi” vëmendjen e mbrëmjes me këtë zgjedhje mjaft të kushtueshme, duke vendosur një standard të ri për veshjet e “showbiz-it” shqiptar.