Një zarf ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke njoftuar një vendim të marrë nga Vëllai i Madh pas një kërkese specifike të bërë nga Gimbo.
Gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit, Gimbo kishte kërkuar mundësinë për të zhvilluar një darkë romantike me Selinën.
Sipas njoftimit zyrtar të lexuar para banorëve, kjo kërkesë është miratuar.
Vëllai i Madh ka udhëzuar dyshen të drejtohen në dhomën e surprizave për të shijuar darkën, e cila është cilësuar si rreptësisht private, duke ua ndaluar hyrjen banorëve të tjerë.
