Ofendoi Brikenën, Mateo shpërthen ndaj Artanit: “Ta plas gotën fytyrës”/ Reagon produksioni (Video)

Një diskutim mes banorëve Artan, Mateo dhe Brikena në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” është shoqëruar me ofendime dhe tone të larta.

Shkak për tensionimin e situatës u bë një koment i Artanit drejtuar Brikenës, duke u shprehur: “Sa shpejt shitesh ti moj goce”.

Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të Mateos, i cili iu kundërpërgjigj Artanit me fjalë fyese dhe kërcënuese: “Ta plas gotën fytyrës. O llum”.

Pas përdorimit të këtij fjalori, produksioni ka ndërhyrë përmes audios në shtëpi, duke i tërhequr vëmendjen banorit me frazën paralajmëruese: “Mateo kujdes mikrofonin”.