Një situatë e papritur është krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku Selin, Gimbo dhe Shëndriti kanë improvizuar një skenë “vajtimi” pas eliminimit të banores Livia.
Teksa Rogerti qëndronte i shtrirë në krevat, tre banorët janë afruar pranë tij duke thirrur: “Livia moj motër! Të la Rogerti rrugëve moj motër…”
Ky moment vjen pas reagimit të Rogertit gjatë Prime, ku ai shprehu pakënaqësi për largimin e Livias.
Në një diskutim me moderatorin Ledion Liço, ai e cilësoi eliminimin të padrejtë, duke argumentuar se në shtëpi kishte banorë të tjerë pasivë që duhet të largoheshin para saj.
