Babai i Selinës dërgon një mesazh mbi shtëpinë e Big Brother VIP

Një surprizë nga ajri ka mbërritur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, e dedikuar për tre banorë: Selinën, Gretën dhe Gimbon.

Në mesazhin e dërguar nga babai i Selinës shkruhej: “Selin, Greta, Gimbo, babi Toni ju do fort”.

Banorët e kanë pritur me emocione këtë gjest. Greta është dëgjuar të thotë: “Toni zemër të duam. O Zot sa i mirë që është”.

Më pas, ajo është kthyer nga Gimbo dhe teksa e ka përqafuar, është shprehur: “Hajde mirë se erdhe, o sa bukur, u kënaqa fare”.