Ambasada e SHBA lëshon njoftim sigurie: Ndalohet frekuentimi i 4 lokaleve në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie, përmes të cilit udhëzon qytetarët amerikanë dhe personelin e saj të shmangin disa ambiente specifike në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo masë paraprake është marrë për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse, raportimeve për praktika të padrejta biznesi, si dhe shqetësimeve për sigurinë fizike.

Subjektet e listuara si të ndaluara për t’u frekuentuar nga personeli i Ambasadës janë:

Juvenilja
Kështjella Juvenilja
Pastiçeri Venezia
Magic Club