Skandalet e njëpasnjëshme dhe thyerja e rregullave në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë sjellë më në fund pasojën më të frikshme për banorët: Zarfin e Zi!
Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre, produksioni ka konfirmuar marrjen e masave ekstreme, duke bërë me dije se televotimi i kësaj jave është anuluar.
Kujtojmë se në këtë televotim (të hapur pas Kutisë së Pandorës) ishin pikërisht protagonistët e sherrit të fundit degradues: Greta, Juela, Selin dhe Rogerti.
Ajo që e bën situatën edhe më të tensionuar është fakti se banorët brenda shtëpisë nuk janë ende në dijeni të këtij anulimi dhe masave që po merren. Ata po vazhdojnë lojën të pavetëdijshëm për stuhinë që i pret.
Të gjitha përgjigjet, arsyet e këtij vendimi drastik dhe ndëshkimet përkatëse—që me shumë gjasa mund të çojnë në skualifikime të menjëhershme—do të zbulohen nga “Vëllai i Madh” gjatë spektaklit të së shtunës mbrëma.
