Një surprizë e papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku ish-banorja Benita Zena është rikthyer për disa momente.
Edhe pse vizita e saj ishte e shkurtër, vëmendjen kryesore e mori padyshim përballja e shumëpritur me Klodin.
Mes buzëqeshjeve dhe një afrimiteti që nuk mund të fshihej, Benita nuk ka hezituar t’i shprehë hapur konsideratën e saj. “Ti e din që t’du o idiot, t’du si njeri,” – iu drejtua ajo Klodianit.
Ky moment i ndjerë u ndoq me shumë kuriozitet nga banorët e tjerë dhe i dha një tjetër atmosferë shtëpisë.
Megjithatë, ky rikthim ka rihapur automatikisht edhe diskutimet e vjetra në rrjet. Raporti mes Benitës dhe Klodianit ka qenë një nga dinamikat më të përfolura të këtij edicioni, një situatë kjo mjaft delikate duke marrë parasysh faktin që vetë Klodiani ka pranuar publikisht se ka një lidhje romantike jashtë shtëpisë.
