Përplasje fizike në BBVA: Marko godet Shëndritin me pëllëmbë (Video)

Situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” duket se ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.

Vetëm pak kohë para Zarfit të Zi që paralajmëroi anulimin e televotimit, një incident i rëndë ka ndodhur, këtë herë me protagonistë Markon dhe Shëndritin.

Gjithçka ka nisur për shkak të cigareve. Teksa banorët po i numëronin, kanë vënë re se disa prej tyre mungonin, pasi i kishte marrë Shëndriti.

Në kulmin e debatit, Shëndriti i ka nxjerrë cigaret dhe duke u shprehur “Ja cigaret, ja”, i ka shtrënguar fort në dorë duke i thyer qëllimisht.

Ky veprim e ka acaruar në maksimum Markon, i cili i është afruar me shpejtësi. “Këto janë cigaret e mia, janë të miat,” – i është drejtuar ai me tone të ashpra, para se të kalonte në kontakt fizik duke e goditur me pëllëmbë fort në dorën e Shendritit.

Ky gjest shënon një tjetër shkelje të rregullave të bashkëjetesës. Kujtojmë se theksohet fakti që ky sherr ndodhi vetëm pak para se produksioni të njoftonte masat ekstreme me Zarfin e Zi, i cili do të lexohet të shtunën.