E dashura e Klodit thyen heshtjen pas “dasmës” me Elijonën në BBVK

Pas javësh të tëra aludimesh dhe një “dasme” të improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” mes Klodit dhe Elijonës, sytë e publikut ishin kthyer nga e dashura e tij jashtë, Alice.

Së fundmi, ajo ka vendosur të thyejë heshtjen përmes një videoje ‘live’ në TikTok, duke sqaruar një herë e mirë pozicionin e saj dhe raportuar nga “Prive”.

Alice pranoi hapur se këto javë nuk kanë qenë aspak të lehta. Ajo tregoi se është përballur me një presion të madh nga publiku, duke marrë mesazhe shumë të këqija e të rënda çdo ditë.

Ishte pikërisht kjo ngarkesë dhe fakti që po dëgjonte njerëzit të flisnin vazhdimisht për të, që e detyruan të bënte këtë reagim publik pas dy javësh heshtjeje.

Kur u pyet për afrimitetin e partnerit të saj me Elijonën dhe vajzat e tjera, Alice zgjodhi të përgjigjet me shumë sportivitet. Ajo u shpreh se beson plotësisht te miqësia mes një djali dhe një vajze dhe nuk sheh asnjë problem, por e theksoi qartë: për sa kohë që ata mbeten thjesht MIQ.

Madje, për të treguar se po e ndjek formatin me sportivitet, ajo shtoi me humor se dyshja që i duket vërtet “funny” kur i sheh bashkë është Klodi dhe Londrimi.

Për të gjithë ata që prisnin një përqafim mes çiftit në natën finale të BBVK, Alice dha një lajm që i habiti. Gjithmonë nëse nuk është një strategji për të mbajtur të fshehtë ndonjë surprizë të produksionit, ajo deklaroi se nuk do të mundet të jetë fizikisht e pranishme në Prishtinë.

Megjithatë, ajo e mbylli me një qëndrim të prerë: “Do ta mbështes Klodin”, duke i dhënë kështu fund thashethemeve për një krisje të mundshme mes tyre.