Plas në BBVA: Greta pështyn Juelën, ajo tenton ta godasë (Video)

Situata ka agravuar ndjeshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku protagonistet e një sherri të paprecedentë kanë qenë banoret Greta dhe Juela.

Teksa banorët ndodheshin në ambientet e jashtme të shtëpisë, Greta i është afruar me shpejtësi dhe në mënyrë agresive Juelës.

Pas një shkëmbimi të shkurtër ku Greta shfaqet e revoltuar, ajo e ka pështyrë Juelën drejtpërdrejt në fytyrë.

Për momentin ende nuk ka ardhur një reagim nga Vëllai i madh për këtë situatë.