Natë qejfi, gocë për shtëpi dhe bllok/ Ja si zgjodhi Albano mes Brikenës, Luanës dhe Amberit — por jo vetëm kaq…

Albano Bogdo njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, dhe këtë e ka vërtetuar sërish së fundmi në “Andale”.

I vendosur përballë një loje mjaft provokuese, aktori është detyruar të ndajë disa nga emrat më të njohur të ekranit, showbiz-it dhe jetës publike në tre kategori të nxehta: “Për një natë qejfi”, “Gocë për shtëpi” dhe “Bllok në Instagram”.

Zgjedhjet e tij kanë qenë sa të papritura, aq edhe epike. Ja si i ndau ai personazhet e njohura:

Përballja e parë: Brikena, Luana apo Amber?
Në treshen e parë, Albano bëri menjëherë një ndarje të qartë. Për “një natë qejfi”, ai zgjodhi banoren aktuale të BBVA, Brikena Selmanin. Për të ndërtuar familje, titullin “gocë për shtëpi” ia besoi moderatores Luana Vjollca, ndërsa butonin e “bllokut” pa hezitim ia dha transgjinores Amber Candy.

Përballja e dytë: Bleona, Big Mama apo Baby G?
Në raundin e dytë të lojës, përzgjedhja ishte po ashtu mjaft pikante. Për një “natë qejfi”, Albano përmendi emrin e Bleona Qeretit. Titullin “gocë për shtëpi” ia dedikoi këngëtares Big Mama, ndërsa reperen Baby G vendosi ta fshinte nga rrjetet sociale duke e dërguar në “bllok”.

Përballja e tretë: Zhaklina, Meri apo Monika?
Ndoshta tresha më e papritur ishte ajo e fundit. Për “një natë qejfi”, zgjedhja e aktorit ishte opinionistja Zhaklin Lekatari. Astrologia e njohur Meri Shehu u cilësua si idealja për “gocë shtëpie”, ndërsa ish-deputetes Monika Kryemadhi i rezervoi menjëherë butonin e “bllokut”.