Me Arbanën në moderim, dalin pamjet e para të studios së Ferma VIP 3? (FOTO)

Arbana Osmani po bëhet gati për rikthimin e saj në ekran si moderatore e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, dhe përgatitjet duket se po ecin me ritme të larta.

Së fundmi, ajo ka ndarë një detaj nga prapaskenat që ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Përmes një postimi, Arbana ka publikuar një foto krah skenografit të njohur italian. Ajo që ka nxitur interesin është mbishkrimi i zgjedhur prej saj: “Nga Sanremo në Superbowl”, një krahasim që lë të kuptohet përmasat e mëdha të projektit ku po punohet.

Sipas burimeve që po qarkullojnë në rrjet, kjo foto i përket pikërisht punimeve për studion e re të “Ferma VIP 3”. Të njëjtat burime theksojnë se ky sezon do të vijë me një ambient tërësisht të ri dhe një skenografi që do të bëjë diferencën nga edicionet e kaluara, duke shënuar një standard të ri për formatin.

Tashmë mbetet vetëm konfirmimi zyrtar nga produksioni për të parë pamjen përfundimtare të studios dhe për të mësuar datën e nisjes së këtij edicioni.