“Avion privat dhe Mercedes 100 mijë euro…”/ Del emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein!

Emri i modeles së njohur shqiptare, Misse Beqiri, është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes mediatike, por këtë herë për një arsye mjaft të bujshme.

Ajo është përmendur në dosjet famëkeqe të financierit të ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein, duke zbuluar detaje të reja të një takimi të supozuar që daton në vitin 2011.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Epstein ishte mahnitur plotësisht pas modeles shqiptare dhe kishte shfaqur një interes të jashtëzakonshëm ndaj saj.

Për ta afruar, ai nuk kishte kursyer asgjë, duke i bërë oferta ekstravagante: i kishte propozuar një udhëtim me avionin e tij privat drejt Parisit për të ndjekur një sfilatë mode, si dhe e kishte joshur me premtimin e një makine super luksoze “Mercedes”, me vlerë rreth 100 mijë euro.

Përmendja e emrit të saj në këto dokumente ka ngjallur reagime të forta dhe ka rindezur debatet në opinionin publik.

Ky rast hedh edhe një herë dritë mbi metodat e mirënjohura të Epstein-it, i cili ndërtonte marrëdhënie dhe afronte vajza të bukura përmes ndikimit të tij të frikshëm financiar, premtimeve të mëdha për mbështetje në karrierë dhe luksit ekstrem.