“Pesë finalistët do të jenë…”/ Ja kush e fiton “Big Brother Vip” 5 sipas Heidi Bacit

Heidi Baci u rikthye dje në shtëpinë e “Big Brother Vip” për disa orë, por jo si banore.

Ajo ishte pjesë e jurisë në spektaklin e organizuar nga banorët “Miss & Mister Big Brother Vip”, së bashku me Egli Takon dhe Valbona Selimllarin.

Sot në “Shqipëria Live”, ajo ka folur për mënyrën si i ka parë banorët, duke treguar finalistët dhe fituesin sipas mendimit të saj.

“Brikena ishte më e ndrydhur, e kontrollonte veten dhe donte të ishte perfekte si miss. Mateo mundohej ta respektonte në çdo hap, ndërsa ajo mbante vetëm staturën. Ndërsa Gimbo dhe Selin po e shijonin, ishin më rehat. Mes 5 finalistëve shoh Selin, Mirin, Rogertin, Mateon dhe Brikenën. Unë do doja që ta fitonte Stenaldo dhe dje kur e takova, më dha një ndjesi shumë të ëmbël. Megjithatë dhe sikur ta fitojë Selin do isha e lumtur sepse është lodhur. Por që do doja më shumë të fitonte Stenaldo.”- tha Heidi.