Ju prezantojmë me Hana, opinionistja më e re mbi Big Brother Vip

Në studion e emisionit “E Diell”, është prezantuar një figurë e re televizive që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të ftuarve.

Bëhet fjalë për Hanën, e cila do të jetë opinionistja më e re në rubrikën “Trotuar” dhe do të komentojë mbi situatat e Big Brother VIP.

E veçanta e Hanës është se ajo nuk është një person real, por një krijim i Inteligjencës Artificiale.

Në nisje të videos, Hana prezanton veten drejtpërdrejt nga ekrani me fjalët:

Pas të gjithë diskutimeve, ja ku jam me look-un tim të ri. Si ju duket? Ju pëlqen? A e dalloni dot ku ndodhem? Ju kam ardhur në studio dhe mezi pres të njihem me secilin prej jush. Për tani po ju lë me kaq. Por do të shihemi së shpejti. Mirupafshim.”

Moderatorja e prezantoi atë para panelit duke theksuar se ajo do të jetë pjesë e rubrikës “Trotuar”.

Reagimet e të ftuarve ishin të përziera; disa u shprehën se “u trembën”, ndërsa të tjerë e vlerësuan duke thënë se duket “shumë reale” dhe “shumë e dashur”.